KreuArt

Për herë të parë ekspozohet kostumi popullor i Shën Terezës

Në këtë ekspozitë, të kuruar nga Prof. Dr. Afërdita Onuzi, e para e këtyre përmasave në Tiranë, do të ekspozohet për herë të parë për publikun, kostumi popullor i Shenjtores Shqiptare. Bëhet fjalë për një kostum me motive karakteristike të qytetit të Prizrenit (vend i origjinës së Shën Terezës), që ajo e mbante në moshën 16-17 vjeçare. Kostumi përbëhet nga këmisha, copë e mëndafshtë e endur nga gratë e Prizrenit, jeleku i qëndisur nga mjeshtra qëndistarë të këtij qyteti, shalli dhe dimitet. Ky kostum ruhet nga Fondet Etnografike të institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.

 

Pjesa tjetër e ekspozitës janë 54 objekte të tjera, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore nga dy qendrat më të zhvilluara të shek XIX-XX., Shkodra (vendlindja e babait të Shën Terezës) dhe Prizrenit (vendlindja e nënës së Shën Terezës)

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF