KreuArt

Shpëton “Ballë për ballë”, por rrezikojnë dhe 6 filma të tjerë

 

Filmi “Ballë për ballë” do të restaurohet. Elvira Diamanti, drejtoreshë e Arkivit Qendror tëFilmit tregon se, pavarësisht se filmi përmban elemente nga sistemimi komunist, për shkak të frymës me të cilën është trajtuar, restaurimi i tij nuk duhet paragjykuar. Ajo thekson, se filmat e realizuar në atë periudhë, përveçse vlerave arkivore dhe artistike, kanë mbi të gjitha vlera historike. Puna që do të realizohet për restaurimin e filmit “Ballë për ballë” (1979) nga bashkëpunimi i dy regjisorëve Piro Milkani dhe Kujtim Çashku do të ndiqet edhe prej tyre.

Ngjarjet në film trajtojnë konfliktin ushtarak, që ka ndodhur në bazën detare të Pashalimanit, të cilën sovjetikët nuk arritën ta përvetësojnë dot. Interpretojnë: Sulejman Pitarka, Bujar Lako, Agim Shuke, Kadri Roshi, Sheri Mita, Mevlan Shanaj, Timo Flloko, Raimonda Bulku etj. Por, përveçse këtij filmi, Diamanti bën thirrje edhe për restaurimin e 6 filmave të tjerë, të cilët rrezikojnë nëse nuk restaurohen në kohë. Ata janë: “Në shtëpinë tonë”, “Liri a vdekje” (2 seritë), “Koncert në vitin 1936”, “Mësonjëtorja” dhe “Në pyjet me dëborë ka jetë”.

/Bordo/ A.D

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF