Ushqimet që NUK duhet të hani kurrë para gjumit!

foodNjë gjumë i mirë shpesh përcaktohet edhe nga ushqimet që konsumojmë para fjetjes dhe për këtë duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Për të patur një gjumë sa më të mirë dhe të lehtë, duhen shmangur disa ushqime që mund ta shkaktojnë probleme. Ne ju sjellim 5 ushqimet që duhet t’i shmangni patjetër para gjumit.

Ushqime të shpejta: Asnjëherë mos konsumoni ushqime fast-food para gjumit. Janë armiku më i tmerrshëm i gjumit. Proshuta apo mishi që përmbajnë ushqimet e shpejta ka shumë yndyrë dhe shkakton rritjen e aciditetit në stomak duke sjellë kështu edhe shumë çrregullime të tjera.

Verë: Shmangeni konsumin e verës para gjumit. Do t’u japë një ndjesi thatësire në fyt dhe gjuhë duke iu detyruar të ngriheni natën për të pirë ujë.

Çokollata e zezë: Përmban shumë kafeinë dhe teobrominë. Këto të dyja stimulojnë sistemin nervor duke shkaktuar rritjen e rrahjeve të zemrës dhe rrjedhimisht pagjumësi.

Mish pule: Përmbajtja e lartë e proteinave që a mishi i pulës ul me 50 përqind tretjen. Kështu që në vend që trupi juaj të pushojë natën, do të mundohet të bëjë tretjen e mishit të pulës.

Erëza pikante: Shmangini nga ushqimet e mbrëmjes erëzat pikante. Shkaktojnë  urth dhe do ta kthejnë gjumin në një makth të vërtetë./ BORDO

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.