KreuStil Jetese

VIP-at sensual me fustanet “e natës”, përtej dhomës së gjumit

Rrëshket mbi trup duke përkedhelur në mënyrë delikate format. Është i butë, i brishtë si një pendë, lehtësisht joshës por asnjëherë vulgar tek një femër elegante. Është pikërisht fustani i “gjumit”. I dëshiruar nga të gjitha gratë për aftësinë e tij për të dhuruar pamjen e një dive, gjithmonë duke mbetur të thjeshta dhe të rafinuara, ky model i ka rrënjët në vitet nëntëdhjetë.

Suksesi i këtij fustani ende sot i takon Kate Moss kur ishte në moshë fare të re, modelja ikonë e stilit “grunge” e veshi në vitin 1993 në një party të organizuar nga një agjenci mode në një mënyrë shumë të guximshme…Fustani i “gjumit” ishte transparent disi me rrudha dhe supermodelja i mbante flokët e mbledhur dhe ngjasonin si të pakrehur.

Në versionin e shkurtër fustani “i gjumit”, me një bluzë kashmiri dhe një pallto mund të vishet me qetësi në zyrë. Mjafton të zëvendësosh bluzën me një xhaketë elegante për të kaluar pastaj nga tavolina e punës në një aperitiv romantik.

Rita Ora

Në versionin i gjatë, është perfekt për festat mondane, mbrëmjet në Opera ( duke mos qenë një model shumë i rëndë është absolutisht i pranuar në teatër) në martesë  si fustan mbrëmjeje dhe deri në ballot e mëdha. Do të mbetet gjithmonë i rafinuar, veçanërisht me aksesorët e duhur, pa u rënduar apo pa qenë në stilin barok.

Anne Hathaway

Edhe në Shqipëri moda e fustanit “të gjumit”  nuk ka kaluar pa u ndier. Në galerinë e mësipërme mund të shikoni disa nga bukuroshet e ekranit që e kanë veshur një të tillë, dhe që sigurisht nuk kanë kaluar pa tërhequr vëmendje… Se cila e mban me më shumë elegancë një fustan të tillë u’a lëmë juve në dorë të vendosni, edhe pse jo mund të frymëzoheni që në eventin e radhës të lini shenjë…

                                                                                                                  Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF