KreuArt

Bob Dylan dhe Nobeli, thyen heshtjen për botimin e ri të librit

Bob Dylan i bëri të gjithë të mendojnë se do ta injoronte Nobelin për Letërsinë që Akademia Suedeze i dha të enjten e kaluar. Asnjë post në rrjete sociale (me përjashtim të një mesazhi shumë të shkurtër për motivet e nominimit), as edhe një shënim në faqen e tij zyrtare, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për shtypin qoftë edhe me një koment të shkurtër, as edhe reagim për vlerësimin prestigjioz gjatë koncerteve që ka dhënë në këtë javë, midis të cilëve dhe ai në skenën e “Desert Trip”. Asgjë nga këto “Bard i Duluthha” ka preferuar të heshtë, aq sa Akademia Suedeze nuk arrin të lidhet as në telefon me të. Por në fund, kur nga lajmi për çmimin e Nobelit kaluan thuajse 7 ditë Bob ka vendosur të thyejë heshtjen, në në farë mënyre. Një gjë të tillë e ka bërë për të lajmëruar publikimin e “versionit të përpunuar” të “The lycris: 1961-2012”, një libër i botuar më parë në vitin 2014 dhe që përmbledh këngët e tij nga viti 1961 deri në vitin 2012.

“Versioni i përpunuar”  përfshin 768 faqe, dhe është kuruar nga vetë këngëtari Bob Dylan, Christopher Ricks dhe Lisa Nemrow. Lajmërimi që është dhënë qoftë në rrjetet sociale ashtu si edhe në faqen zyrtare të Bob Dylan përfshin këto fjalë të shkruara me shkronja të mëdha:

“WINNER OF THE NOBEL PRIZE IN LITERATURE”.

Pastaj, vijon më tej me përshkrimin e “The lycris: 1961-2012”, që prezantohet si më poshtë“ Një përmbledhje e bukur dhe e plotë e teksteve të Bob Dylan, nga daljet e tij të para dhe deri më sot, me modifikime që vetë autori u ka bërë dhjetëra këngëve, dhe që do të mund të lexohen këtu për herë të parë. Bob Dylan është një nga kantautorët më të rëndësishëm të kohës sonë, autorë i klasikëve modern si “Like a rolling stone”, “Mr. Tambourine Man”, ‘The times they are a-changin”. ‘The lyrics’ është një përmbledhje e plotë dhë përfundimtare e produksionit të Dylan madje edhe e veprave të tij të para, që janë një pjesë esenciale e “corpus-it” të tij. Ka bërë modifikime edhe të këngëve të tij më të dashura. Dylan ka redaktuar një duzinë më këngë për të përmbledhje duke e bërë kështu “The lycris”  një lexim të detyruar për të gjithë, nga ata që e kanë ndjekur qysh në hapat e para ashtu edhe për fansat rastësorë”.

                                                                                                                              Anila Dedaj

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF