KreuStil Jetese

Foto: Një ikonë stili si Michelle Obama

Një ikonë e vërtetë stili, në nënë e përkushtuar, ajo i ka thyer të gjitha steriotipet e Shtëpisë së Bardhë me karizmën e saj. Vitet i kanë falur edhe më shumë siguri, që ajo i ka shfaqur qoftë në mënyrën e të veshurit por sidomos në fjalimet e saj. Ende flitet për darkën e fundit zyrtare të presidentit Obama me Kryeministrin e Italisë, ku vëmëndja e medies është përqëndruar në fakt te zonjat e këtyre të fundit.

Michelle Obama është konsideruar një ikonë mode e vërtetë dhe jo më kot. Në vitet e fundit zonja e parë amerikane ka ndryshuar rregullat e stilit duke i bërë format e konsideruara nga shumica retro, të jenë të suksesshme. Ka shtuar motivet plotë ngjyra, dhe një trend që nuk ishte parë kurrë më parë në Shtëpinë e Bardhë. Michelle është një grua moderne dhe shumë inteligjente, aktive në evente politike të ndryshme si edhe ato sociale, por ëshë e vlerësuar shumë për  look-un e saj, e kuruar në të gjitha detajet dhe gjithmonë e freskët dhe rinore, shumë ndryshe nga zonjat e para që kanë qenë para saj, me një pamje serioze dhe që krijonin distancë me njerëzit e zakonshëm.

                                                                                                                         Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF