KreuCelebrity

Michelle Obama shkëlqen me fustanin Versace

Zonja e parë Michelle Obama ka shkëlqyer gjatë darkës shtetërore në “Shtëpinë e bardhë”. Në banketin e shoqërisë së lartë që mbahet çdo vit, Michelle Obama ndër vite është veshur që nga Brandon Maxwell e deri te Vera Wang. Ndërsa këtë herë zonja e parë ka zgjedhur të veshë një fustan nga Atelier Versace.

Fustani ngjyrë ari i kuq me jakë asimetrike dhe me aplikacione në pjesën e bustit si dhe flokët e drejta e të lëshuara i jepnin asaj një paraqitje edhe më elegante. Ndërkohë edhe presidenti Obama qëndronte mjaft mirë krahë saj me tuxedo-n shik ngjyrë të zezë.

Zgjedhja e një stilisti italian ishte një lëvizje e zgjuar për zonjën e parë, e cila mirëpriti kryeministrin dhe zonjën e parë të Italisë në “Shtëpinë e bardhë”. Michelle në përgjithësi zgjedh të vishet nga stilistët e atij vendi prej nga vijnë të ftuarit. Për shembull ajo u vesh nga stilisti kanadez Jason Wu kur Justin dhe Sophie Gregoire Trudeau shkuan për vizitë në familjen presidenciale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF