KreuStil Jetese

Nuk ka paqe për çiftet e Hollivudit, divorcohet një tjetër

 

Aktori Tobey Maguire dhe gruaja e tij Jennifer i japin lamtumirën  duke dhënë edhe një komunikatë: “Pasi reflektuam për një kohë të gjatë mbi ndjenjat tona, kemi marrë vendimin të ndahemi. Do të jemi prindër të devotshëm.

Nuk ka paqe për çiftet e Hollivudit. Pas ndarjes më të bujshme të Pitt-Jolie dhe Watts-Schreiber, tan e ka radhën Tobey Maguire dhe zonja e tij. Aktori dhe gruaja Jennifer Meyer kanë dhënë lajmin e divorcit, pas 9 vite martesë.

Një lajm i papritur,  para të cilit kishin publikuar disa foto që pasqyronin një familje të lumtur, të shkrepur nëpër rrugët e New York-ut me fëmijët Ruby, 9-vjeç, dhe Otis, 7-vjeç. Por, ashtu si na kanë mësuar Ben Affleck dhe Jennifer Garner, ato foto mund edhe të gënjejnë. Fund i kësaj dashurie u lajmëruar me komunikatën “Pasi shikuam thellë brenda vetes, kemi marrë vendimin për t’u ndarë si çift. Si prindër të devotshëm, prioriteti ynë mbetet ai që të rrisim fëmijët tanë së bashku, me dashuri, miqësi dhe respekt”.

Miku më i mirë i Dicaprios dhe dizenjuesja e bizhuterive janë takuar në fillim të vitit 2003. Dasma u bë katër vjet më vonë, një ceremoni intime dhe romantike në Hawaii.

“Është periudha më e mirë e jetës sime, jam duke u martuar. Jam duke ecur tre metra mbi qiell”, tregonte ajo në atë kohë. Dhe Tobey që kishte pasur një fëmijëri të vështirë, nuk mund të mos ishte dakord “ Ajo çka dëshiroj është vetëm pak stabilitet”. Fatkeqësisht, nuk zgjati shumë.

                                                                                                                                 Anila Dedaj

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF