KreuCelebrity

Rihanna: Pronarja më e mirë në botë!

« Work, work, work… » këndonte Rihanna. Më 17 tetor, me rastin e Ditës së Vlerësimit të Bosit, thënë ndrysha dita e pronarëve, në SHBA, shumë punonjës amerikanë kanë dëshmuar preferencat mbi pronarët e tyre (normalisht pa pasur rritje rroge). Por ajo që dominonte me më shumë vlerësime nëpër rrjetet sociale, ishte kongëtarja nga Barbadosi, që ka lançuar agjencinë e saj të stilizmit, për flokët dhe makiazhin, Fr8me, si dhe ka krijuar një gamë të veçantë për Puma.

Duke parë fotot e publikuara në Instagramm, Rihanna është një pronare e pëlqyer nga të gjithë. Si prova mjaftojnë valonat gjigante me fjalën “boss” që ishin ërgatitur nga punonjësit e Puma-s. Qershi mbi ëmbëlsirë? Zemëra të mëdha për të rrethuar këtë fjalë.

Ka gjashtë muaj, ishte një nga kërcimtarët e saj që postonte një foto të këngëtares në prani të punonjësve të saj duke festuar së bashku. Ndërsa në prill 2015, Rihanna asistonte gjithashtu në martesën e asistentes së saj, Jennifer Morales, si shoqëruese e nuses. Madje kur dimë se ka edhe një lidhje (shkencore) mes të shkuarit mirë me kolegët dhe shëndetin, mund të themi se Rihanna ka kuptuar gjithçka!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF