Surpriza e “çmendur” që i fejuari i bën Adeles gjatë koncertit

 

Një femër e veçantë si Adele, nuk mund të kishte një të fejuar ndryshe. Simon Koneki, partner ii saj prej 5 vjetësh dhe babai i djalit të saj, ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të paharrueshme për përvjetorin e tyre. Për fansat koncertet e Adele janë eksperienca të papërsëritshme, por këtë herë, në datën e Nashville të turneut të saj botërorë, këngëtarja nuk mund ta kishte imagjinuar surprizën që e priste në skenë.

Këngëtarja britanike, me talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe me “dhurata” të vogla, bën që koncertet e saj të jenë eksperienca për t’u mbajtur mend. Kohët e fundit bëri që të një çift gay të ngjiteshin në skenë së bashku me fëmijën e tyre gjatë performancës së saj ndërkohë që një shi me shënime të shkruara në copa të vogla letre me fjalët e këngës së saj të binin mbi të pranishmit.

Por këtë herë, surpriza e “shiut me shënime të shkruara në copa të vogla letre” i është bërë asaj. Dita e koncertit të saj të Nashville, përkonte me përvjetorin e pestë të fejesës së kantautores britanike me Simon Konecki-n që me këtë rast kishte vendosur t’i bënte një nga surprizat më romantike që ajo mund të merrte. Simon i ka zëvendësuar fjalët e teksteve që Adele ua dedikonte fansave mijëra fjalë dashurie të shkruara për të në copa të vogla letre.

“Je engjëlli im”, “Gëzuar përvjetorin” dhe “ Të dua”. Këto janë disa nga fjalitë që fansat kanë fotografuar gjatë koncertit për t’i publikuar më pas në rrjetet sociale.

Djali i Adele dhe Simon Konecki së shpejti mbush 4 vjeç dhe kantautorja ka deklaruar sipas “BuzzFeed” që për momentin nuk do të mbetet shtatëzanë, të paktën sa të mbarojë turneun.

           Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.