KreuArt

50 foto dhe arsyet që e bënë Sophia Loren një ikonë

Lindi në vitin 1934. Sofia Villani Scicolone, ky është emri i saj i vërtetë, e kaloi fëmijërinë e saj në Pozzuoli, Napoli. Karrierën e filloi në moshën 14-vjeçare duke marrë pjesë në konkurse bukurie, duke recituar në kinema apo në filma të jo shumë të rëndësishëm me emrin Sofia Lazzaro. Në vitin 1952, me filmin “E preferuara”, ajo përdor emrin e artit që e bëri të famshme në botë.

Ka qenë pikërisht në rolin e vajzës napolitane që përgatiste pica “Ari i Napolit” të vitit 1954, të drejtuar nga Vittorio De Sica, që aktorja e bëri publikun të dashurohej me të. Personazhi i saj ishte një napolitane tipike e thjeshtë dhe e zgjuar, dhe do t’i sillte shumë sukses. Pas kësaj ajo takon producentin Carlo Ponti, që më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj dhe do ta ndihmonte të hynte në botën e Hollivudit, ku punoi me regjisorët më të famshëm të Shteteve të bashkuara.

Martesa e tyre, shkaktoi një skandal të vogël në botën katolike për shkak se bashkëshorti i saj kishte qenë më parë i martuar. Do të martohen përsëri në 9 prill të vitit 1966 dhe martesa e tyre i mërziti fanatikët katolikë deri në atë pikë sa për pak desh bojkotuan filmat e interpretuar nga aktorja.

Një nga divat më të famshme të të gjitha kohërave, ka fituar dy çmime Oskar, dhe gjendet në listën e aktoreve më të mira të seleksionuara nga Instituti i Filmit Amerikan.

Tipare mesdhetare dhe forma marramendëse, por nuk janë karakteristikat e vetme që e kanë bërë ikonën napolitane një div të vërtetë, me siguri që një rol të rëndësishëm ka pasur edhe gardëroba e saj e jashtëzakonshme. Stili dhe veshja e saj, të përshtatshme në çdo kohë, dje, sot dhe nesër…

                                                                                                                          Anila Dedaj

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF