Brad Pitt, djali i madh refuzon takimin me të

 

Aktori 52-vjeçar priste të takonte djalin 15-vjeçar dhe pesë vëllezërit dhe motrat e tjerë Pax, 12, Zahara, 11, Shiloh, 10, and binjakët 8-vjeçar Knoz dhe Vivienne në 8 tetor por adoleshenti qëndroi me mamanë e tij Angelina Jolie.

“(Vizita) nuk ishte siç është përshkruar plot gëzim dhe lumturi”.

Angelina ka marrë kujdestarinë e përkohshme të fëmijëve pasi ajo kërkoi divorcin nga Brad muajin e shkuar.

Brad Pitt priti një muaj për të parë fëmijët e tij dhe çifti ra dakord pas një sërë “hapash” para se vizita të lejohej, që duhet të përfshinte 6 fëmijët dhe do të mbikëqyrej nga një terapiste në takimin e parë.

Një tjetër burim për TMZ shtoi: “Ai dhe Angie ranë dakord për hapat që duhen ndjekur. Ai donte të priste derisa të qetësoheshin ujërat”.

Angelina vendosi që ta zgjidhë martesën – pas 12 vjetësh historie dashurie të ish-çiftit që ranë në dashuri gjatë xhirimeve të filmit Mr & Mrs Smith. Sipas asaj që është raportuar gjithçka ka si shkas përplasjen fizike të Brad dhe Maddox, që ka ndodur pasi adoeshenti ka ndëryhrë gjatë një grindjeje midis prindërve.

Megjithatë aktorja edhe pse vazhdon të ketë kujdestarinë fizike nuk do t’i largojë fëmijët nga Brad.

Një burim i brendshëm për TMZ ka raportuar se “ajo nuk është duke u munduar të nxisë fëmijët kundër Brad…Ajo do që ata të kenë një marrëdhënie të mirë me të, por pasi ai të jetë në gjendje të mirë shëndetësore”.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.