Kur dikush vuan nga depresioni, çfarë i duhet thënë

 

Është llogaritur se depresioni në vitin 2020 do të bëhet sëmundja e dytë në botë, pas sëmundjeve onkologjike. Edhe pse është e vështirë që të kuptojmë se çfarë ndiejnë të sëmurët, mundet që ende t’i ndihmojmë që ata të mos ndihen të vetmuar. Por, cilat janë fjalët që duhet thënë dhe ato që nuk i duhet thënë asnjëherë dikujt që vuan nga depresioni.

Depresioni është një ndër sëmundjet që prek burra dhe gra, të rinj dhe të vjetër, dhe madje edhe njerëz të cilët mesa duket i “kanë të gjitha”, si të famshëm, aktorë, menaxherët etj. Ndërsa shumica e sëmundjeve mendore janë të rralla, depresioni është shumë i zakonshëm.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë Italiane 2% e fëmijëve dhe 4% e adoleshentëve kanë pasur të paktën një episod depresioni në jetën e tyre, që ka zgjatur dy javë. Kostoja sociale e depresionit në Itali, shihet si orë të humbura pune, arrin në 4 miliardë euro në vit, ndërkohë që për të gjithë ekonominë evropiane kjo kosto është llogaritur 92 miliardë €. Sipas agjencisë italiane të drogës, vetëm 1/3 e pacientëve kanë marrë ilaçet e përshkruara dhe në mesin e tyre vetëm 31% i marrin ato në mënyrë të vetëdijshme.

Çfarë nuk duhet thënë?

  1. Të mjafton një tabletë?
  2. Nuk do të jesh më mirë?
  3. Kjo është një sëmundje shumë e përhapur.
  4. Kam qenë dhe unë në depresion.
  5. Ka njerëz që janë më keq se ti.

Çfarë mund që t’i themi?

  1. Jam këtu!
  2. Bëjmë diçka së bashku.
  3. Nuk mund ta kuptoj se si ndihesh, por duhet të jetë e dhimbshme .
  4. Ndonjëherë është më mirë që mos të thoni asgjë.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.