KreuStil Jetese

Obama – aktorit të famshëm: Mos u hidh mbi tavolina!

Përshtati: Anila Dedaj

Aktori dhe regjisori italian, fitues i çmimit “Oscar”, ishte ndër protagonistët e Darkës së Shtetit në nder të Agnese dhe Matteo Renzit

Shumë elegante Zonjat e para, në sintoni me dy burrat e shtetit. Por në Darkën Zyrtare të organizuar nga Barack dhe Michelle Obama në nder të kryeministrit italian Matteo Renzi dhe bashkëshortes së tij ishte dhe një tjetër protagonist: Roberto Benigni.

Regjisori dhe aktori komik i ftuar nga Renzi, nuk mund të kalonte pa tërhequr vëmendje. Kështu filloi mbrëmja dhe ai që  nuk rezistoi pa e përmendur ishte vetë presidenti Obama. “Mirëmbrëma, jemi në darkën e fundit të Shtetit të presidencës sime. Mbrëmje interesante… Me ne është edhe Roberto Benigni: të shpresojmë se nuk do të hidhet mbi tavolina. Le të shpresojmë kështu!”, deklaroi presidenti i SHBA duke iu referuar kështu ceremonisë së ndarjeve së çmimeve Oscar në 1999. Kur Benigni kishte tërhequr statujën për “Jeta është e bukur” në mënyrën e tij: duke  kërcyer sa në një kolltuk në tjetrin dhe duke puthur të ftuarit.

Entuziast për darkën dhe takimin me Obamën edhe aktori toskan, i shoqëruar nga e shoqja Nicoletta Braschi u shpreh për shtypin me vonë se: “Ishte një mbrëmje shumë e bukur, folëm, u përqafuam, shkëmbyem emocione. Një emocion shumë i fortë të qëndroje përballë dy personave  të papërsëritshëm, të jashtëzakonshëm”.

Pastaj zonjës së parë amerikane, Benigni, i ka këshilluar  që në oborr të shtojë disa perime. “I sugjerova lakrën e zezë që rritet në Toscana, pasi unë jam me origjinë nga fshati”, vazhdoi aktori me humorin e tij.

Ajo që i dha më shumë kënaqësi ishte kur Zonja e Parë, Michelle Obama, i rrëfeu se një nga të bijat i e ka parë filmin e tij “Jeta është e bukur” plot 20 herë. Prej këtij takimi lindi dhe dëshira e Benigni-t për të qëndruar në Shtete e Bashkuara: “Nuk kthehem më, tani do të kërkoj një shtëpi pranë lagjes së Michelle-s”.  “Gjigand” si gjithmonë, Roberto Benigni!

Nga Stefania Saltamacchia(VanityFair)

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF