KreuStil Jetese

Urimi special i Rita Orës: “Ti je gjithçka për mua!”

Një nga njerëzit e zemër së këngëtares Rita Ora sot feston datëlindjen. Ajo është motra e saj, Elena Ora, së cilës nëpërmjet një postimi të veçantë në “Instagram” këngëtarja i ka shkruar urimin e saj, duke e cilësuar, si një nga personat që i ka qëndruar pranë në karrierën e saj.

“Çfarë do të bëja pa ty? Vetëm Zoti mund ta dijë. Ti je gjithçka për mua dhe arsyeja e kësaj që unë jam sot. Sa herë ti më qorton e di që e bën sepse më do. Më kujtohet kur mami na veshi me fustane të ngjashme dhe unë qava sepse doja të kisha fustanin njësoj si ti. Atëherë ti e hoqe fustanin tënd për të ma dhënë mua sepse është pikërisht kjo që motrat e mëdha bëjnë. Ne ndërtuam së bashku të gjithë këtë dhe do vazhdojmë përpara gjithmonë! Jam kaq shumë krenare për ty dhe për çdo gjë që t’i ke arritur. Gëzuar datëlindjen motër!”, ka shkruar ndër të tjerash Rita në “Instagram”.

Këngëtarja Rita Ora aktualisht është angazhuar si prezantuese e konkursit të modeleve në Amerikë. Megjithatë ajo vazhdon që të jetë aktive në rrjetet sociale nëpërmjet postimit të materialeve të ndryshme herë pas here, derisa të realizojë edhe një këngë të re.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF