Vajza e Zuckerberg shqipton fjalën e parë, nuk është “Facebook”

Mark Zuckerberg është një baba model. Qëkur ka lindur vajza e tij Max, ai ndan me ndjekësit në Facebook thuajse të gjitha momentet më të bukura të jetës me vogëlushen. Nuk mund të mungonte, kështu as një nga ngjarjet që emocionojnë më shumë zemrat e prindërve: fjala e parë. Ashtu si shkruan Mark në Facebook, Max ende sot nuk ka shqiptuar fjalët që të gjithë presin “mama” apo “baba”.

Fjala e saj e parë ka qenë pikërisht “qen”. Sepse vogëlushja, thënë nga babai i Facebook-ut Zuckerberg, e adhuron qenushin e shtëpisë të quajtur Beast. Në foton e publikuar vogëlushja thuajse një vjeçe, po përkëdhel qenin. Ne, në mënyrë ironike, tani mund të marrim frymë lirisht: për fat nuk tha “Facebook”.

                                                                                                                            Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.