Bob Dylan “fshin” Nobelin nga faqja e tij zyrtare

View Gallery
3 Photos
Bob Dylan “fshin” Nobelin nga faqja e tij zyrtare

Bob Dylan “fshin” Nobelin nga faqja e tij zyrtare

Bob Dylan “fshin” Nobelin nga faqja e tij zyrtare

Kanë kaluar vetëm dy ditë nga koha që Bob Dylan me rastin e botimit të librit të tij “The lyrics”, shkroi në faqen e tij zyrtare me shkronja kapitale:“WINNER OF THE NOBEL PRIZE IN LITERATURE” (“Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi”). Befas këto fjalë që na bënë të mendojmë se ishin një mënyrë për ta pranuar çmimin nuk figurojnë më aty, duke shtuar kështu edhe një arsye më shumë që të bëjnë të mendosh se kantautori nuk do ta pranojë Nobelin.

Dylan nuk ka dhënë deri më tani asnjë deklaratë për shtyp, asnjë koment qoftë edhe gjatë turneut të koncerteve që është duke dhënë këto javë. Ndërkohë që për Akademinë Suedeze të Shkencave ende është i paarritshëm në telefon. Përpos brohoritjes në sallë ditën e ndarjes së çmimit, ashtu edhe më pas nga shumë admirues të tij, nuk kanë munguar as kritikat mbi meritën e teksteve të tij, qoftë edhe nga Ministrja e Kulturës së vendit tonë znj.Mirela Kumbaro.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.