Frazat perfekte për një dedikim dashurie

 

“Është ajo shtëpia ku, në prag qëndron në këmbë një grua me diellin në flokë. Ajo që ka qëndruar në pritje deri tani”

Deklarime dashurie në kohën e imazheve digjitale? Keni nevojë për citime që kanë merituar Nobel (Bob Dylan) për t’i konvertuar në fraza romantike për atë? Nëse jeni duke reflektuar rreth propozimit për martesë, nëse jeni duke kërkuar pafund fjalinë e duhur midis mijëra aforizmash të famshme ende nuk e keni gjetur, ju sjellim 10 fraza dashurie epokale që kanë bashkuar zemra e deri në celebrime çmendurish (dashurie).

 

  1. Zbrita, për të të dhënë një puthje, të paktën një milionë shkallë, dhe tani që nuk je zbrazëtia ka kapluar çdo shkallë. Edhe kështu ishte i shkurtër rrugëtimi ynë i gjatë. I imi vazhdon ende sot, kemi nevojë për rastësi, për prenotime, për kurthe, për përçmimin e atyre që mendojnë se realiteti është ai që duket. Zbrita miliona shkallë për të të zgjatur krahun jo sepse mendoja se me katër sy mund të shikoja më qartë. Me ty i zbrita sepse e dija, edhe pse nuk isha i kthjellët, se sytë e vërtetë ishin ata të tutë.( Eugenio Montale )
  2. Nëse do të dish të më qëndrosh pranë, edhe pse mund të jemi të ndryshëm, nëse dielli do të na ndriçojë të dyve pa vendosur hijet tona mbi njëra-tjetrën, nëse do të mundemi të quhemi “ne” në mes të botës dhe bashkë me botën, të qeshim të jetojmë. Nëse çdo ditë do të zbulojmë vetveten dhe jo kujtimin e asaj që ishim, nëse do të dimë t’i jepemi njëri-tjetrit pa menduar se kush do të jetë i pari dhe kush i fundit, nëse trupi yt do të këndojë me timin sepse së bashku krijojnë lumturinë… atëherë do të jetë dashuri dhe pritja do t’ia vlejë. (Pablo Neruda )
  3. Të mos ju dashurojnë është thjeshtë një aventurë e keqe, fatkeqësia e vërtetë është të mos dashurosh. (Albert Camus )
  4. Dashuria nuk është të shikojmë njëri-tjetrin; por të shikojmë në të njëjtin drejtim. ( Antoine de Saint-Exupéry)
  1. Më i bukuri nga të gjitha detet është ai ku nuk kemi lundruar ende. Më i bukuri nga fëmijët tanë ende nuk është rritur. Ditën tona më të bukura ende nuk i kemi jetuar. Dhe mendimin tim më të bukur për ty ende nuk ta kam thënë. (Nazim Hikmet )
  1. Nuk kam nevojë për para. Kam nevojë për ndjenja, fjalë, fjalë të zgjedhura me kujdes, për lule të quajtura mendime, për trëndafila të quajtura prezencë, për ëndrra që jetojnë në pemë, për këngë që bëjnë edhe statujat të kërcejnë, për yje që pëshpëritin në veshët e të dashurve. Kam nevojë për poezi, kjo magji që djeg ashpërsinë e fjalëve, që zgjon emocione dhe dhuron ngjyra të reja. (Alda Merini)
  2. Ka dashuri kaq të bukura sa justifikojnë të gjitha çmenduritë që të bëjnë të kryesh. (Plutarco)
  3. Nëse ti do të reshtje së më puthuri mendoj se do të vdisja i asfiksuar. Je 15-vjeçe, po ashtu edhe unë jam 15. Të dy së bashku bëhemi 30. Dhe në moshën 30-vjeçare nuk quhesh më i vogël. Kemi moshën e duhur për të punuar, kështu që kemi edhe të drejtë të puthemi. Më vonë mund të jetë shumë vonë. Jeta jonë është tani. Më puth! (Jacques Prévert )
  4. Kur Zoti krijoi dashurinë nuk na dha ndonjë ndihmë të madhe…kur pastaj të krijoi ty të shtrirë në shtrat e dinte se çfarë po bënte, ishte i dehur dhe në qejf, ndaj krijoi malet, detin dhe zjarrin në të njëjtën kohë. Ndoshta ai mund ë ketë bërë ndonjë gabim, por kur krijoi ty të shtrirë në shtrat krijoi të gjithë Universin e tij të shenjtë (Charles Bukowski)
  5. Nuk i ngjan më asnjërës, që kur të dashuroj unë (Pablo Neruda)

                                                                                                    Përshtati: Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.