KreuCelebrity

Michelle Obama: Veshjet e saj më të bukura si First Lady

E vendosur në faqe të parë të revistës prestigjoze “T Magazine”,  zonja e parë është sot edhe më popullore se bashkëshorti i saj. Dhe kjo është falë angazhimeve të saj për sa i përket të ushqyerit dhe edukimit të vajzave si dhe fjalimeve të saj feministe, në aspektin e modës veshjet i garantojnë asaj gjithashtu edhe më shumë pikë. E guximshme në zgjedhjet e saj duke mbështetur krijuesit amerikan si Jason Wu apo Brandon Maxwell dhe duke i qëndruar besnike markave të zakonshme si J. Crew, Michelle Obama ka shënuar këtë dekadë politike me pamjen e saj të studiuar mirë.

Që prej vitit 2008, stili i saj ka evoluar duke qëndruar njëkohësisht besnike ndaj disa linjave fikse. First Lady ndonjëherë ka ndërmarrë edhe rreziqe, por duke qëndruar gjithnjë më e lirshme se sa të gjitha prerjet krem të Hillary Clinton. Modelet e saj esenciale? Triko, fustane me lule, fustane të gjate duke luajtur me supet dhe shumë rrall pantallona.

Por veshja e Michelle ka shkaktuar shpesh herë një tërheqje të jashtëzakonshme nëpër butiqe. Fustani i shkurtër me kuadrata të kuq dhe të bardhë Asos të veshur nga zonja e parë në foton e publikuar nga Barack Obama për të shpallur rizgjedhjen e tij në vitin 2012 kishte shkaktuar një cunami porosish në faqen e internetit të markës angleze. Më në fund, cilido qoftë përfundimi i votimeve të 8 nëntorit, ekspertët bien dakrod të gjithë në një pikë, për Bill Clinton dhe Melania Trump, sfida është shumë e vështirë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF