Pamjet e para të kamerave të sigurisë nga grabitja e Kim Kardashian

Imazhet e para të pesë të dyshuarve për grabitjen me armë të bizhuve të Kim Kardashian-it në Paris janë shfaqur. Media franceze ka publikuar pamjet e grupit të të dyshuarve duke mbërritur e më pas duke u larguar nga apartamenti i 36-vjeçares më 3 tetor.


Xhiruar nga një kamera private në këndin e bllokut të apartamenteve të ashtuquajtur “Hotel de Pourtales”, agresorët duken të veshur bardhë e zi. Pamjet janë jo shumë të qarta, gjë që e bën të vështirë identifikimin e tyre. Për këtë arsye detektivët pranojnë se janë ende pa një përgjigje se cilët janë ata. Në orën 2:19 minuta të mëngjesit, në video dallohen tre burra që kanë veshur jelekë fosforeshentë duke ngarë biçikletën drejt bllokut të apartamenteve dhe menjëherë më pas shfaqen dy të tjerë duke ecur më këmbë.


Dy prej tyre me fytyrën e maskuar dhe me kapuçë drejtohen për në apartamentin ku ndodhej Kim që ruhej vetëm nga një roje. Roja, i identifikuar si Abdulrahman, një 39-vjeçar me kombësi algjeriane, tregon se sa e lehtë ishte për hajdutët të hynin brenda. Kur ata u larguan në orën 3:07 minuta ata u panë duke ecur dhe duke ngarë biçikletën me shpejtësi, ndonëse dukeshin të qetë.

Kim Kardashian
Kim Kardashian

Ndërsa kanë kaluar më shumë se dy javë, detektivët janë larg kapjes së përgjegjësve të kësaj grabitjeje, në të cilën Kardashian pretendon se një armë i është drejtuar në kokë dhe më pas është lidhur dhe i është mbyllur goja bashkë me Abdulrahman-in.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.