KreuStil Jetese

Sa vjeç mbush sot Kim Kardashian dhe si ka ndryshuar ndër vite

Sot mbretëresha e selfie-ve provokuese Kim Kardashian mbush 36 –vejeçe. Ajo nisi të bëhet e famshme qysh në moshë shumë të re me emisionin  “Keeping Up ëith the Kardashians”. Ndërsa sot Kim është bërë pjesë e botës së modës, kopertinave dhe televizionit, ndërsa në rrjetet sociale ajo është padyshim numri një.

Postet që ajo publikon në Instagram arrijnë normalisht 2 milionë pëlqime ( në Instagram e ndjekin mbi 85,3 milionë njerëz). Natyrisht që fotot e saj kanë në fokus evidentimin e formave fizike, prej së cilave dhe një menaxhimi të mirë të publicitetit gëzon edhe popullaritetin që ka sot. E martuar me reperin Kanye Ëest, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Disa kuriozitete? Para së gjithash Kim është e gjatë 1,59 m jo më kot e shikojmë të veshur gjithmonë me taka të larta. Pastaj për t’u shfaqur me siluetën e saj mitike ajo përdor korsetë “Premadonna”, një markë e famshme nga Miami: fizikë i modeluar dhe selfie perfekte (me koston që i duhet të vuajë pak).

Edhe fundshpina e saj XXL më sa duket nuk është krejtësisht natyrale: thuhet se Kim ka bërë ndërhyrje kirurgjikale (Liposuction) për të pasur këto forma që e kanë bërë të famshme. Pastaj natyrisht që edhe palestra ka bërë punën e saj.

Buzët e saj janë të evidentuara në mënyrë perfekte falë  një contouring-u perfekt. Falë një makijazhi profesional fytyra e saj duket e hollë dhe në formë vezore.

Në galerinë e mësipërme mund të shikoni edhe se si ka evoluar bukuria Kim ndër vite. Ndërkohë që edhe pse ndjekësit e saj të shumtë presin një foto në Instagramin e saj, ende nuk ka asgjë… Ngjarja e pakëndshme që i ndodhi dy javë më parë i ka bërë rrjetet e saj sociale “të heshtura”, ndoshta sot me rastin e datëlindjes diçka mund të ndryshojë . Dita ende s’ka mbaruar…

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF