KreuCelebrity

Sharon Stone e pamoshë

Sharon Stone ka treguar trupin e saj gjatë xhirimit të një skene në plazhin Zuma në Malibu, Kaliforni, për filmin e saj më të ri “A little something for your birthday”. E veshur me pjesën e lartme të bikinit me ngjyra dhe me pantallona të shkurtra të kuqe, trupi i 58 vjeçares në fakt duket e pamoshë.

Flokët e saj të gjatë biondë të bërë gërshetë të kthyer në anë, me syzet Ray-Ban prerje klasike, i japin aktores një pamje më të freskët.

Në film, me regji dhe skenar të Susan Walter, Stone luan rolin e një gruaje e cila bie në dashuri me personazhin që interpretohet nga aktori Tony Goldwyn.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF