KreuCelebrity

Sharon Stone, Sandra Bullock, Liz Hurley… yjet 50-vjeçare me trup ëndërrash

Për të promovuar linjën e saj të re të robave të banjës, Liz Hurley shfaqet si modele dhe luan duke bërë selfie me bikini. Aktorja ka postuar një foto në llogarinë e saj Instagram ku shfaq një trup perfekt. Por duhet theksuar mosha e saj, 51 vjeç, ndërsa kariera kinematografike e britanikes nuk përbën më një risi.

Por ajo nuk është e vetmja që ngjall ziri tek shumë të reja me trupin e saj me zero difekte. Sharon Stone, shtatë vite më e madhe, ishte argëtuar gjithashtu këtë verë duke shpërndarë në rrjetet sociale një pamje të sajën me bikini, duke provuar se me afrimin e 60 vjetorit, ajo vazhon të ketë një trup fantastik.

Por shumë aktore 50 vjeç dhe më shumë, vazhdojnë të guxojnë fustane që tregojnë linjat mbi tapetin e kuq. Sisan Sarandon, 70 vjeç, ishte shkëlqyese gjatë Festivalit të fundit të Kanës me fustan të çarë dhe dekolte. Julianne Moore, Juliette Binoche, Monica Bellucci, Demi Moore apo Andie McDowell aktoret që kanë lindur para se të përfundojnë vitet gjashtëdhjetë vazhdojnë të joshin publikun dhe të marrin kontrata marramendëse në filmat që luajnë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF