KreuStil Jetese

Shkencëtarja shqiptare Mira Mezini vlerësohet sot me “Nder i Akademisë”  

Në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sot ora 12.00 zhvillohet ceremonia e dorëzimit të medaljes “Nderi i Akademisë”, Prof. Dr. Mira Mezinit me motivacionin: “Shkencëtares shqiptare, vlerësuar botërisht si kërkuese ekselente dhe si lider në trendet bashkëkohore në fushën e programimit dhe softuerit të shpërndarë në “cloud””.

Prof. Dr Mira Mezini aktualisht konsiderohet si një nga ekspertet më të mira në lëmin e shkencave kompjuterike në Gjermani. Puna e saj kërkimore është e fokusuar në fushën e inxhinierisë së softwarit dhe përqendrohet rreth gjuhëve dhe mjeteve të programimit.

Është autore dhe bashkëautore e mbi 150 publikimeve shkencore të botuara në revista dhe site prestigjioze për inxhinierinë kompjuterike dhe gjuhët e programimit. Ka shërbyer rregullisht në komitetet drejtuese, komitetet organizative dhe bordet editoriale të konferencave dhe revistave të nivelit të lartë në fushën e informatikës.

Informaticienia Mezini është fituese e ERC Advanced Grant për vitin 2012 me shumën prej 2.3 milionë eurosh, që shkojnë për hulumtimin e koncepteve të reja të programimit. inxhinierinë kompjuterike dhe gjuhët e programimit në cloud. Në vitin 2013 është nderuar me titullin ‘Doktor Honoris Causa’ nga Universiteti i Tiranës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF