“Adriano dhe Mina kanë regjistruar një këngë të re së bashku. Dëgjojeni dhe më thoni nëse ju pëlqen. Mua më duket një këngë e fortë…» – shkruan Gianni Morandi në Facebook.
Në video-kolazhin 30 sekondësh me fotot e këngëtarëve dëgjohet në sfond “Amami amami”, kënga më e re e Adriano Celentano-s dhe Mina-s.
Video në pak orë kaloi 500 mijë shikime, ndërkohë mes 2400 komenteve kishte mesashe gëzimi nga ata që presin me padurim të shohin dy gjigantët e muzikës sërish bashkë. Mina dhe Celentano vijnë në një duet pas atij të vitit 1998, i cili shiti më shumë se 1 milion e 800 mijë kopje.
Celebrity
Sharon Stone e pamoshë
Celebrity
Rihanna: Pronarja më e mirë në botë!
Celebrity