Dalin pamjet e para të grabitësve të Kim Kardashian

View Gallery
5 Photos

Në biçikletë, në rrugët e Parisit dhe me vete kanë bizhuteritë e vjedhura nga Kim Kardashian. Tv Francez M6 publikon videon nga telekamerat e mbikëqyrjes ku janë filmuar grabitësit që sulmuan VIP-in e famshëm. Në filmim duken disa persona teksa janë duke u arratisur me biçikletë, me bizhuteritë e vjedhura në një çantë.

Imazhet i ka në ekskluzivitet  televizioni francez, dhe aty është filmuar një nga skenat e grabitjes, ose më saktë ajo e arratisjes pranë hotelit “Pourtales”. Ora në të cilën janë regjistruar këto pamje shënon 2 e 19 të mëngjesit dhe aty duken tre burra që po “ia mbathin” me shpejtësi, me biçikletë: janë pikërisht grabitësit që sulmuan Kim-in në apartamentin e saj.

Pak çaste më vonë kalojnë dy këmbësorë në të njëjtin drejtim. Çdo gjë duket normale, por 40 minuta më vonë, po të njëjtët burra dhe përsëri me biçikletë lëvizin në drejtim të kundërt: dy me shpejtësinë maksimale, ndërsa tjetri më ngadalë. Dhe është pikërisht ky i fundit që në mënyrë paradoksale  ka me vete edhe çantën, ku mendohet të kenë qenë bizhutë e vjedhura. Ashtu siç edhe duket në këto pamje, burri është duke mbajtur çantën. Të jetë vallë “zarfi” me 9 milionë dollarë? Mund të shikoni videon këtu :  https://www.youtube.com/watch?v=FbtEUrNWn-U

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.