KreuStil Jetese

Furça e dhembëve mund t’iu shpëtojë jetën!

aaShëndeti i gojës është i rëndësishëm dhe kjo tashmë dihet, por sa ndikon ai në pjesën tjetër të trupit? Për dekada me radhë janë kryer studime të shumta lidhur me këtë temë, dhe rezultatet janë befasuese. Ka një lidhje të fortë mes shëndetit të gojës dhe pjesës tjetër të trupit. Higjiena e dobët orale ndikon në sëmundjet inflamatore që godasin trupin, madje mund të sjellë edhe infarkt. Mënyra se si e përdorim një furçë dhembësh mund të përcaktojë shëndetin tonë. Një studim i sapopublikuar në “American Journal of Medicine” konfirmon përfundimisht lidhjen mes higjienës orale dhe mirëfunksionimit të organeve të tjera trupore. Charles Hennekens dhe disa kolegë të “Florida Atlantic University” kryen një studim me një furçë dhembësh në gjendje të gjejë çdo grimë pllake bakteriale që gjendet në dhembë, e cila më pas shkakton kariesin e të tjera probleme. Mjekët provuan se zhdukja totale e pllakës bakteriale ulte ndjeshëm inflamacionet në trup. Por a mundet një furçë e zakonshme të zhdukë gjithë pllakën bakteriale? Absolutisht jo! Sipas mjekëve është tejet e rëndësishme zgjedhja e furçës së dhembëve pasi do t’i kurseni shumë dhimbje trupit tuaj. Mjeku Hennekens shpreson të financohet për të nisur një studim më specifik për krijimin e furçës së dhembëve “Placque HD”, e cila mund të gjejë çdi grimcë bakteri në dhembë për të bërë një pastrim perfekt./ BORDO

Tags:

Home Të Reja

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF