Ish-truproja: “Më shumë unë baba se sa Brad Pitt për fëmijët!

View Gallery
5 Photos
Ish-truproja: “Më shumë unë baba se sa Brad Pitt për fëmijët!

Ish-truproja: “Më shumë unë baba se sa Brad Pitt për fëmijët!

Ish-truproja: “Më shumë unë baba se sa Brad Pitt për fëmijët!

Ish-truproja: “Më shumë unë baba se sa Brad Pitt për fëmijët!

Ish-truproja: “Më shumë unë baba se sa Brad Pitt për fëmijët!

U ka shërbyer me besnikëri për 18 muaj, por pastaj “ia ka mbathur” nga ata. Mark Billingham, ka qenë pjesë e ushtrisë britanike, ishte për një vit e gjysmë truproja e çiftit më të famshëm në botë, ndarja e të cilëve ka thyer zemrat e shumë fansave, Brad dhe Angelina Jolie. Por tani Mark ka vendosur të tregojë se si ishte të jetoje me çfitin Jolie-Pitt dhe se si i edukonin ata fëmijët. Dhe situata që ai rrëfen nuk është aspak e zakonshme. “Të terrorizuar”,kështu e përshkruan ish truproja sjelljen e çiftit të Hollivudit porsa i përket 6 fëmijëve të tyre (Maddox, 15 vjeç, Pax, 12, Zahara, 11-vjeç, Shiloh, 10-vjeçar, dhe binjakët 8-vjeçar Vivienne e Knox). Gjatë një interviste të dhënë për “The Sun”, në fakt, Billingham tregon se si ata shqetësoheshin dhe ngulmonin në mënyrë të vazhdueshme për sigurinë e fëmijëve, aq sa ishte kthyer në një fiksim të vërtetë: “Jetojnë me frikën e vazhdueshme se mund të rrëmbehen për para, që më pas të kërkojnë ‘dëmshpërblim’”, ka shpjeguar truproja që ka qenë për një vit e gjysmë dhe shef i sigurisë për familjen.

“Më shumë kam qenë unë një baba për fëmijët sesa Brad Pitt” vazhdon ai. “ Isha gjatë gjithë kohës me ta dhe mund t’i çoja ku të doja. “Më kishin dhënë besim të plotë” rrëfen Mark. “Frika se dikush mund t’u bënte keq fëmijëve të tyre ishte e madhe, dhe pikërisht për këtë askush nuk mund t’u afrohej fëmijëve të Brad-it dhe Angelina-s, pasi ata jetojnë nën një kambanë qelqi”.

Por nga ana tjetër ankthi i çiftit nuk ishte i pabazuar. “Në Çikago dhe në New York ka pasur disa stalker me të cilët më është dashur të përballem më shumë se një herë” ka rrëfyer Mark.

Në sytë e  ish punonjësit dy aktorët nuk janë njësoj. Pavarësisht se admiruesit e çiftit nuk i kanë besuar versionit të rrëfyer nga Lara Croft-sipas të cilit Pitt ka qenë një baba i dhunshëm, trupëroja gëzon më shumë simpati për vajzën e John Voight.

“Më ishte krijuar përshtypja se të gjithë e adhuronin Angelina-n dhe urrenin Brad-in, dhe për këtë më duhej të kujdesesha më shumë për sigurinë e tij” ka shtuar ai.

Sidoqoftë, ish ushtaraku, ishte afeksionuar shumë me fëmijët e çiftit, po kështu edhe me ata vetë. Megjithatë të jetoje 24 orë me fëmijët ishte e bërë e padurueshme: “Nuk gjeja mundësinë për të dalë nga shtëpia, nuk po mundesha më. Nuk kisha më një jetë private. Isha i ezauruar, për këtë hoqa dorë”.

Nëse dikush do të kandidojë në rolin e truprojës për 6 fëmijët e vegjël , ta ketë parasysh të gjithë këtë.

                                                                                                           Përshtati: Anila Dedaj

 

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.