Salma Hayek tregon për kurthin e ngritur nga Donald Trump

Salma Hayek pretendon se Donald Trump nxiti një shkrim në “National Enquirer” për të, pasi ajo kishte refuzuar ftesën e tij për një takim. “Kur unë e takova atë njeri, kisha një të dashur, dhe ai u përpoq të bëhej shok me të, që t’i merrte numrin tim të telefonit.” – tregon aktorja Hayek. “Ai e mori numrin tim dhe do të më ftonte për të dalë bashkë.” Më pas Hayek shton: “Kur i thashë se nuk do të dilja me të edhe po të mos kisha të dashur (këtë gjë ai e mori si mungesë respekti), ai i tregoi “National Enquirer” dhe siç e dini, aty publikohet gjithçka ai do.”

Salma Hayek
Salma Hayek

Sipas aktores 1.57m e gjatë, në lajmin që u publikua mes të tjerave shkruhej: “se ai nuk dëshironte të dilte me mua sepse unë isha shumë e shkurtër.”

Hayek tregon se Trump i ka telefonuar më pas duke i thënë se nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë në këtë mënyrë për aktoren. “Më pas, më telefonoi dhe më la një mesazh. ‘E beson këtë? Kush do ta thoshte këtë? Nuk dua që njerëzit të mendojnë kështu për ty’. Ai mendonte se unë do të dilja me të, që njerëzit të mos mendojnë se ai nuk dëshiron të dalë me mua.” Aktorja 50 vjeçare mendon se ky ishte një kurth i Donald Trump por që nuk ja doli.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.