Së shpejti, këngët e papublikuara të Prince

Warner Bros ka bërë me dije planet për prezantimin e muzikës së papublikuar të këngëtarit Prince, koleksioni gjigant i të cilit përmban mijëra këngë të papërfunduara.

Prince
Prince

I pari në radhë është albumi përmbledhës i 40 këngëve “Prince4Ever” që do të dalë në treg më 22 nëntor. Albumi do të përfshijë këngë, si “1999”, “When doves cry”, “U got the look”, “Diamonds and pearls”, “Nothing compares 2 U” dhe një këngë të papublikuar “Moonbeam levels”.

Prince
Prince

Më pas, në vitin 2017, do të dalë në treg një edicion luksoz dhe i rimasterizuar i “Purple rain” bashkë me një disk me materiale të mëparshme të papërfunduara.

Këto do të jenë realizimet e para nga muzika e Prince që nga vdekja e tij në prill.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.