KreuCelebrity

Albërie Hadërgjonaj pranon operacionet plastike, por…

Këngëtarja Albëria Hadërgjonaj ka qenë dje mbrëma e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku ka folur thuajse për gjtihçka. Ajo ka rrëfyer jetën e saj si një nënë beqare, ofertat e ndryshme dhe karrierën e saj. Albëria rrëfeu se për të ka qenë shumë e vështirë kur shkoi në fillim në Gjermani por këngëtarë të tjerë shqiptare e ndihmuan shumë në përshtatjen me jetën amerikane duke e ndihmuar edhe me vazhdimin e karrierës së saj. Albëria ka folur edhe për operacionet, duke thënë se ka bërë hundën dhe është bërë pishmane për këtë gjë. Megjithatë ajo mohoi të ketë bërë operacion mollëzat, buzët apo gjoksin. Madje këtë të fundit e argumentoi duke thënë se “gjoksi ka marrë formë për shkak se është shëndoshur”. Ndoshta një syri të zakonshëm mund t’i shpëtojnë këto detaje, por nëse bën një krahasim me fotot e 10 viteve më parë, ndryshimet në fytyrën e Albëries nuk janë vetëm te hunda. Hape “thesin” Albërie…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF