KreuStil Jetese

12-vjeç dhëndër! Babai i djalit: “Ata duhen!”

Ai në një kostum blu elegant me kravatë, ndërsa ajo e trukuar në një fustan të gjatë dhe diademë. Ai është 12 vjeç, ndërsa ajo 11. Omar e Gharam janë fejuar zyrtarisht dhe shumë shpejt do të martohen. Një histori që po përsëritet, shoqëruar me foto që ngjallin shumë zemërim te njerëzit, bëhet fjalë për çifte fëmijësh dhe ndodh në Egjipt. Washington Post nënvizon faktin se si fejesa e Omar dhe Gharam, e vendosur nga babai i atij, Nasser Hassan,  përbën një dhunim të të drejtave të fëmijëve. Fejesa midis të dyve u celebrua gjatë martesës së vëllait më të madh të Omar-it në një zonë rreth 75 milje nga Kairo. Ligjet egjiptiane ndalojnë regjistrimet zyrtare të martesave poshtë moshës 18-vjeç, por mbi të gjitha në provincë, një fenomen që ndodh shpesh. Për Unicef-in 17% e vajzave egjiptiane martohen para moshës 18-vjeç.

Fotua e të sapofejuarve që do të martohen shumë shpejt, ka ngjallur shumë debate dhe indinjim tek aktivistët e të drejtave njerëzore dhe të grave dhe Reda Eldanbouki, aktiviste e mbrojtjes të nuseve fëmijë,  ka sinjalizuar për këtë fakt Qendrën Kombëtare për Fëmijët dhe Amësinë. U bë gjithashtu edhe një denoncim zyrtar por kjo, me shumë mundësi nuk do të shërbejë për të ndaluar rastet e tjera. Baba i Omar është justifikuar duke thënë se “ është një njeri i lirë dhe nuk ka bërë asgjë të keqe. Omar e ka dashur gjithmonë Gharam dhe ka thënë përherë se do të martohej më të”. Pra fati i tij është vendosur. Dhe ai është vetëm 12-vjeç

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF