KreuArt

Akademia e Suedisë “kundër” Bob Dylanit

Kantautori Bob Dylan vazhdon të mos e përmendë faktin se është shpallur fitues i çmimit Nobel në Letërsi. Asnjë falënderim, asnjë refuzim i motivuar pas datës 13 tetor 2016. I vetmi gjest ishte kur shkroi në faqen e tij zyrtare “bobdylan.com”, “Fituesi i çmimit Nobel të Letërsisë, që pas pak ditësh e fshiu përsëri. Këtë sjellje ndoshta disi të ekzagjeruar, nuk u ka pëlqyer anëtarëve të Akademisë Suedeze. “Besoj se është e drejtë të thuhet se reagimi i tij ishte i vrazhdë dhe arrogant. Duket një njeri shumë grindavec dhe i rezervuar, nuk mendoj se ka ndonjë gjë që të më habisë. Do të qetësohemi dhe do të presim. Ose ai do të shfaqet, dhe në këtë rast do të jetë i mirëpritur, ose nuk do të shfaqet dhe atëherë do të organizojmë diçka tjetër për festën. Në çdo rast, ai vazhdon të jetë një nga fituesit”, është shprehur në televizionin publik suedez “Svt” shkrimtari Per Wastberg, pikërisht një nga anëtarët e Akademisë së Suedisë që i dhanë çmimin. Bob Dylan u shpall fitues nga Akademia Suedeze “pasi ka krijuar një shprehi të re poetike në brendësi të traditës së lashtë të këngës amerikane”. Ceremonia e dorëzimit është fiksuar në Stokholm më 10 dhjetor.  

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF