KreuArt

Dilan Reka: “Nuk do më pëlqente të bija në dashuri, dua të argëtohem pak”

Intervistë | nga Andri Xhahu

Dilan Reka, dikur këngëtari i shkathët i “Festivalit të fëmijëve” e tani këngëtari që studion diplomacinë dhe prek skenat si i rritur. Pas pjesëmarrjes në spektaklin e talenteve “X-Factor”, do të ishte prezantimi në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Buzëqesh”. Pak muaj më vonë radhën e kishte kënga “Naked”, e shoqëruar edhe me videoklip. Gjatë muajve që nuk keni dëgjuar për të, Dilan e ka shfrytëzuar kohën për të punuar e për të ardhur së shpejti pranë fansave me një krijim të ri. Në ndërkohën e punës, Dilani rrëfehet për BORDO…

Dilan, ka kaluar pak kohë që nga prezantimi i klipit tuaj “Naked”? Me çfarë jeni marrë ndërkohë?

Po vërtet, ka kaluar pak kohë nga lançimi i klipit tim të parë. Në fakt, gjatë gjithë kësaj kohe jam marrë me shumë projekte muzikore njëkohësisht të cilat do të lançohen në muajt e ardhshëm.

Ju kujtojmë që nga festivalet e fëmijëve. Çfarë ka ndryshuar gjatë këtyre viteve?

Eh, më bëre pak nostalgjik edhe pse 18 vjet i kam, sërish mosha e fëmijërisë është thesar për mua. Mund të them se ka ndryshuar Dilani si njeri, si karakter dhe si paraqitje (qesh).

A është e vështirë të bësh muzikë, aq më tepër që ju jeni një këngëtar i ri?

Vështirësia është kudo me ne, mendoj. Por nëse ti ke një stil që të identifikon dhe pëlqehet, atëherë besoj se gjërat janë më të lehta.

Me çfarë vështirësish jeni përballur në muzikë?

Falë zotit dhe njerëzve që më rrethojnë nuk kam hasur vështirësi deri tani. Është vetëm fillimi por unë jam i përgatitur.

Kush janë mbështetësit e tu?

Tashmë u bënë dy vite që kam udhëheqësin e karrierës sime, pra jetës sime artistike, ose ndryshe menaxherin tim, i cili kujdeset për çdo gjë në detaj. Thank You Manager!

Cilët artistë ju frymëzojnë?

Chris Brown, Weekend, Bebe Rexha

Nga artistët shqiptarë, a ka ndonjë që e preferoni për artin që përfaqëson?

Arti në Shqipëri ka marrë një kthesë tjetër dhe mua personalisht më pëlqen shumë muzika që po bëhet. Janë disa që do doja t’i veçoja për shpirtin artistik që kanë: Aurela Gaçe, Juliana Pasha dhe Alban Skënderaj.

Si është e përditshmja juaj?

Zgjohem rreth orës 7:00. Ha mëngjes të bollshëm për të përballuar ditën dhe nisem për shkollë. Pas shkollës shkoj gjithmonë në studio ose takime me njerëz të ndryshëm. Pasdite palestër dhe not disa herë. Në mbrëmje, takime përsëri. E kështu mbyllet dita ime.

Tani që jeni personazh edhe më publik, ka ndryshuar raporti me vajzat?

Raporti me femrat ka qenë gjithmonë shumë i mirë, si tani dhe atëherë.

A jeni i dashuruar? Dhe këtu nuk kam parasysh muzikën dhe natyrën…

Akoma nuk ma ka bërë zemra bam për dikë por jam në një moshë që nuk do më pëlqente të bija në dashuri. Dua të argëtohem pak (qesh).

Cili është thashethemi që keni dëgjuar për veten dhe që ka lënë gjurmë tek ju?

I dua shumë, si ata që më suportojnë edhe ata që më kritikojnë. Janë gjithmonë forcë për artistët e rinj. U jam shumë mirënjohës.

Çfarë po përgatisni në muzikë për fansat?

Shumë gjëra por akoma nuk kemi vendosur se çfarë do publikojmë më përpara.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF