“Guackat” që kanë pushtuar Instagram-in!

View Gallery
9 Photos
“Guackat” që kanë pushtuar Instagram-in!

“Guackat” që kanë pushtuar Instagram-in!

“Guackat” që kanë pushtuar Instagram-in!

“Guackat” që kanë pushtuar Instagram-in!

“Guackat” që kanë pushtuar Instagram-in!

“Guackat” që kanë pushtuar Instagram-in!

“Guackat” që kanë pushtuar Instagram-in!

“Guackat” që kanë pushtuar Instagram-in!

“Guackat” që kanë pushtuar Instagram-in!

Nëse preferoni stoli për flokë nga lule të vogla dhe të mëdha, detaje që tërheqin vëmendje, dhe ky trend i ri është duke pushtuarr edhe më tej Instagramin dhe pa dyshim që do të ju pushtojë edhe ju. Kur u paraqitën kurorat me lule si një detaj apo aksesor i modës në veshje të ndryshme, femrat në mbarë botën kanë provuar mënjëherë për veten e tyre, duke i kushtuar shumë rëndësi pamjes perfekte që i dha ky aksesor. Megjithatë, ka ardhur koha që ta ulnikëtë lloj kurore e të vendosni një lloj krejtsisht tjetër.

Chelsea Sils, kohë më parë i erdhi ideja për një model kurore krejtsisht ndryshe nga kurorat me lule artificiale që ishin gjatë kohë në modë, fillon me diçka të re, me inkorporimin e guackave reale si detaje zbukuruese në modelet e kurorave. Pothuajse një vit ka punuar rreth krijimit të kurorave të ndryshme, prej të cilave secila është unike dhe e veçantë në llojin e saj, gjë që i ka ruajtur dhe nuk i ka ekspozuar publikisht deri pak muaj më parë.

Arsyeja pse kjo vajzë nuk i bëri mënjëherë publike kurorat e saj, për faktin se ende nuk besonte se do të ketë një numër të madh njerëzish që do t’i mbanin ato. Megjithatë, në momentin kur filluan sirenat të jenë shumë aktuale dhe të merren si një frymëzim për shumë fustane, kostume banjoje, dekorimeve e tani, madje edhe aksesor për flokë, Chelsea ka vendosur që t’i publikojë në profilin e saj zyrtar në Instagram, duke precizuar se ekzistojnë kurora të reja dhe aksesor të ndryshëm të punuar nga vet dora e saj. Ajo që ka rëndësi dhe vlen të ceket është se një numër i madh adhuruesish çmenden pas këtij trendi dhe se mund të shohim pamje të femrave në rrugë të ndryshme që përcjellin këtë trend me kombinimin detajues të kurorave speciale të përpunuara nga guacka reale.

Si frymëzim kryesor për kurorat nga guackat, është karakteri i famshëm i filmave të animuar, Ariel, të cilën të gjithë e njohim si heroinën më të bukur dhe më të dashur të Disney. E fiksuar pas sirenave dhe Arielit, Chelsea ka arritur të realizojë këtë kreacion dhe prirje të saj. Sigurisht, kurora nuk është e përpunuar vetëm nga guacka, këto janë vetëm baza kryesore, ndërsa këtu përfshihen edhe një numër i zinxhirëve, cirkoneve dhe detaje të ndryshme që e bëjnë edhe më të përsosur modelin për një sirenë apo princeshë deti.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.