Justin Bieber tërbohet me fansat, flak mikrofonin dhe lë skenën

bieberNuk ka qenë aspak një koncert i mbarë ai i këngëtarit Justin Bieber në Mançester Arena mbrëmjen e djeshme. Këngëtari ka lënë mikrofonin i indinjuar dhe është larguar nga skena, për vërshëllimave të fansave të tij. Ata u zemëruan me këngëtarin për shkak se ai mbante fjalime të gjata mes këngëve dhe për këtë nisën të fishkëllenin. Por Bieber duket se nuk ka duruar dot duke braktisur koncertin. Por pak minuta më vonë Bieber duket se është penduar dhe është rikthyer në skenë. “Nëse nuk doni të dëgjoni fjalimet e mija, atëherë nuk po flas”, tha këngëtari duke vazhduar koncertin.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.