KreuFashion

Një dorë artificiale që të vjedh identitetin!

Njësoj si në një aventurë të James Bond, një grup studiuesish që synonin të përmirësonin sistemet e sigurisë për leximin e shenjave dixhitale të gishtave, përfundoi të gjejë një për të gënjyer sistemin.Në fakt ata arritën të krijojnë një dorë me printer 3D e cila është e pajisur edhe me shenjat e gishtave, që u paraqit në panairin ndërkombëtar të Biometrisë në Gjermani.

Kjo dorë është krijuar nga një grup shkencëtarësh të “Michigan State University” të koordinuar nga Anil Jain. Studiuesit ishin nisur me objektivin për të verifikuar sigurinë dhe besueshmërinë të modeleve të ndryshme të lexuesve optikë dhe të shenjave dixhitale në botë të përdorur nga policia, departamentet e imigracionit nëpër aeroportë, bankat etj.

Për të pasur një rezultat më të mirë studiuesit krijuan një model dore në 3D me madhësi natyrale të kompletuar me shenja gishtash.

Si të gjitha aparaturat e tjera optike, skanerat e shenjave dixhitale duhet të kalibrohen, por aktualisht nuk ka metoda standarte për ta bërë këtë. Kjo është hera e parë që realizohet një dorë në 3D për të testuar lexuesit e shenjave dixhitale.

Kjo është një dorë falso me shenjat e dikujt, që potencialisht i mundëson një hajduti që të vjedhë identitetin e një personi tjetër për të hyrë në një dhome sigurie, për të dëmtur një skenë krimi apo për të hyrë ilegalisht në një vend tjetër.

Falë dorës së stampuar në 3D kërkuesit kanë treguar se është e mundur të individualizohen të çara në sigurinë e lexuesve aktualë të shenjave dixhitale. Tani i përket prodhuesve të sistemeve të sigurisë që t’i modifikojnë ato për t’i bërë më të sigurta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF