KreuArt

Rudina-Xhavitit : “Shtëpia është atje ku njeriu ka zemrën”

Ajo është pa dyshim një nga prezantueset më të dashura për publikun shqiptar, shoqëruesja e përhershme e pasditeve me emisionin që mban emrin e saj në Klan, “Rudina”. Sapo është bërë nënë, nurin dhe lumturinë që shtatzënia i ka dhuruar e ndan çdo pasdite me publikun e saj, që i qëndron besnik por jo rastësisht. Rudina Magjistari me siguri që është shumë e matur dhe e rezervuar kur bëhet për jetën e saj personale, ndaj me siguri që fotografia që ajo ka publikuar pak orë më parë në Instagram ka shuar pak nga kurioziteti i admiruesve të saj. Bëhet fjalë për gjysmën e saj të ëmbël, Xhavit Bajrami, kampionin e kick box-it, me të cilin tanimë kanë edhe një fëmijë. Mia, quhet vogëlushja e tyre që siç thotë edhe prezantuesja “është një engjëll që na e mbushi jetën plot”,  dhe kjo reflektohet shumë mirë edhe tek prindërit e rinj.

“Shtëpia është atje ku njeriu ka zemrën”, shkruan Rudina përbri fotos me Xhavitin duke reflektuar harmoni dhe dashuri.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF