KreuStil Jetese

Scarlett Johannson “shet” kokoshka, në Paris

Aktorja dhe bashkëshorti i saj janë së bashku në punë dhe dashuri. Me një dyqan romantik në Marais, që është një homazh për dy qytetet e tyre New York dhe Paris, por edhe një “laborator dashurie dhe lumturie”. Ashtu siç duket edhe në fotot e realizuara gjatë inaugurimit.

Ja çfarë ndodh nëse një divë nga New York-u shkon në Paris. Shto pastaj edhe një bashkëshort simpatik francez dhe një pasion për ushqimet e shpejta. Rezultati? Një dyqan kokoshkash “gourmet” me një vitrinë më viza të bardha dhe të kuqe në Marais.

Scarlett Johannson dhe bashkëshorti i saj Romain Duariac kanë inauguruar kështu “Yummy Pop”, dyqanin e parë që po menaxhojnë së bashku. Ky është i pari po do të ketë edhe të tjerë, shpreson dhe uron aktorja. Ashtu siç duket edhe në foto ajo është zbavitur shumë gjatë ditës së parë të hapjes, midis klientëve që ishin pak mosbesues lidhur me faktin që do ta gjenin aktoren me kokoshka në duar, dhe qindra fotografë. Në krah të saj edhe gazetari me të cilin u martua në vitin 2014 (babai i vajzës së saj Rose).

Duke i parë, dashuria ndihet në ajër: “E konsideroj këtë dyqan një laborator dashurie dhe lumturie”, shpjegoi aktorja e famshme. Ajo që do të menaxhojë pikat e shitjes do të jetë motra e Duariac, por ideja është e Scarlett: “Është një ëndërr që kam prej shumë vitesh: të  “zhvendos” snack-un e preferuar amerikan në qytetin tim të preferuar evropian”

Dhe shtoi më tej: “Shpresoj që kjo nismë të bëhet një simbol miqësie midis Parisit dhe New York-ut”. Objektivi, pastaj do të ishte të shtoheshin pika të tjera të shitjes kudo nëpër Evropë. Përpos të tjerave, kush mund t’i rezistojë një qeseje me kokoshka që ka shijen e luleshtrydheve dhe panës, apo tartufit dhe parmixhanit?

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF