KreuStil Jetese

Si do të bëhet Princi George kur të rritet? E zbulon ky aplikacion

Fëmija do t’i ngjajë më shumë mamit apo babit? Çfarë tiparesh do të ketë? Si do të duken, hunda, goja, apo veshët e tij kur ai të rritet? Por pyetja e vërtetë është: Cili prind nuk do të donte të dinte se si do të bëhet fëmija i tij? Të gjithë, deri edhe një nënë moderne si Kate Middleton. Nëse imagjinata ndihmon deri diku, bashkë me gjenet dominues të familjes dhe intuitën, shumë shpejt do të mund të kemi një identikit të plotë se si do të jenë fëmijët tanë kur të rriten. Të paktën deri në 80% do të mund të kemi një identikit të plotë që të na tregojë se si do të jenë fëmijët tanë kur të rriten.

Na siguron për këtë profesor Hassan Ugail, shefi i qendrës “Visual Computing” të Universitetit të Bradfort (Angli), që ka treguar se si një software special i ideuar dhe projektar  në mënyrë të posaçme për të identifikuar terroristët (dhe jo vetëm) është në gjendje të parashikojë pamjen që do të kenë fëmijët kur të rriten. Për të treguar aftësitë e këtij software Ugail ka provuar të eksperimentojë kështu mbi Familjen Mbretërore.

“Kavia” e parë është princi George: “kemi dashur eksperimentojmë mbi familjen mbretërore angleze thjesht sepse ishte shumë e thjesht që të kishim një material fotografik me rezolucion të lartë dhe mbi të gjitha, kishim në dispozicion tipologji shumë të ndryshme, qoftë të fëmijëve ashtu edhe të prindërve”, shpjegoi Ugail për “Sunday Times”. Për të aktivizuar algoritmin që na lejon të përcaktomë se çfarë karakteristikash mund të ketë trashëguar nga të dy prindërit është i nevojshëm materiali fotografik; kemi nevojë për të gjitha kombinimet e mundshme për të krijuar një portret që përfaqëson pamjen e ardhshme të një individi ende jo të zhvilluar”.  Ky software është shumë i komplikuar por studiuesi ka shpjeguar se skuadra e tij po punon për ta thjeshtëzuar dhe për të realizuar kështu një aplikacion me të tilla aftësi të tilla, që mund të dalë madje në treg dhe të përdoret nga të gjithë. Por ja këtu metamorfoza (e mundshme) e princit të vogël George në vite.

 

 

      Përshtati: Anila Dedaj

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF