Video sensibilizimi, Ad Krasta- vajzës: “Do të jem gjithmonë aty për të të mbështetur”

View Gallery
3 Photos
Video sensibilizimi, Ad Krasta- vajzës: “Do të jem gjithmonë aty për të të mbështetur”

“Ne jemi shumë të ngjashëm ndaj kur të vazhdosh udhëtimin tënd, unë do të jem gjithmonë aty”.
Video sensibilizimi, Ad Krasta- vajzës: “Do të jem gjithmonë aty për të të mbështetur”
Prezantuesi Ad Krasta me vajzën e tij

“Ne jemi shumë të ngjashëm ndaj kur të vazhdosh udhëtimin tënd, unë do të jem gjithmonë aty”.

“Të jesh baba, do të thotë t’i mësosh vajzës tënde, se ajo mund të arrijë çdo gjë”.
Video sensibilizimi, Ad Krasta- vajzës: “Do të jem gjithmonë aty për të të mbështetur”
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, me vajzën e tij

“Të jesh baba, do të thotë t’i mësosh vajzës tënde, se ajo mund të arrijë çdo gjë”.

Djalë apo vajzë, a ka ndryshim në pritshmëritë e prindërve? Koha, është ky elementi kyç që ka thyer disa tabu të cilat fatkeqësisht kanë shkaktuar shumë ëndrra të thyera, histori të trishta jete e deri në fatkeqësi, pikërisht për vajzat. Historia ka bërë hapa gjigante prej kohës kur lindja e një vajze mbillte një heshtje të trishtuar brenda shtëpive të shqiptarëve, ndërsa kur vinte një djalë në jetë shpërthente gëzimi dhe hareja jo veçanërisht se në këtë botë vinte një fëmijë, por sepse ai ishte djalë. Gjërat kanë ndryshuar, por ka ende shumë rrugë për të bërë, shoqëria jonë ka nevojë të sensibilizohet dhe të kuptojë se ndryshimi midis një vajze dhe një djali nuk qëndron tek ata, por tek mënyra se si prindërit dhe shoqëria i trajtojnë. Ajo çka një femër mund të japë, varet prej asaj që merr, varet me siguri nga besimi që familja i jep duke investuar tek ajo dhe gjinia në këtë rast nuk ka kurrfarë vlere, veç në mos pozitive!

“Ne jemi shumë të ngjashëm ndaj kur të vazhdosh udhëtimin tënd, unë do të jem gjithmonë aty”.
“Ne jemi shumë të ngjashëm ndaj kur të vazhdosh udhëtimin tënd, unë do të jem gjithmonë aty”.

Ka dashur të përcjellë pikërisht një mesazh të tillë gazetarja Erjona Rusi që me mbështetjen e Ambasadës Amerikane ka realizuar një video-projekt me temë “Baballarë dhe vajza”, që ideja të depërtojë më mirë tek të gjithë. I janë bashkuar kësaj nisme vetë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, si dhe prezantuesi i mirënjohur Ad Krasta, të dy me vajzat e tyre.  Kjo video ka në qendër marrëdhënien e babait me vajzën e tij, mënyra se si ai sillet me të, këshillat, prania e tij.  Vetëm një motiv kaq i fortë mund ta bënte Ad Krastën, që është shumë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private, të prezantohej me të bijën.

“Të jesh baba, do të thotë t’i mësosh vajzës tënde, se ajo mund të arrijë çdo gjë”.
“Të jesh baba, do të thotë t’i mësosh vajzës tënde, se ajo mund të arrijë çdo gjë”.

Figura atërore, ndoshta më e rëndësishmja për një vajzë, i jep asaj sigurinë, mbështetjen, dashurinë dhe besimin që të eci përpara. Fakti që është vajzë, nëse një fëmijë trajtohet në mënyrën e duhur duhet ta bëjë më të fortë dhe të sigurt, por kjo me siguri që duhet të nis fillimisht nga babai, nëna, familja dhe shoqëria më gjerë. Video-ja:
https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/10154060791130838/                                                                                                                   

                                                                                                          /Bordo/Anila Dedaj

 

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.