Elvis Pupa “prezanton” projektin e tij televiziv, nuk është ajo që pritej

Kohët e fundit është folur se aktori Elvis Pupa do të zëvendësonte Ermal Mamaqin në programin televiziv “6 ditë pa Ermalin”. Por në fakt projekti televiziv që Pupa do të drejtojë është krejtësisht i ri, gjithmonë duke mbetur në kornizat e humorit. Titullohet “M’fal për shprehjen”, dhe me një video të publikuar në Instagram nga vetë Visi, prezantimi premton një program interesant, edhe për më tepër duket se do të sjellë reflektim të realitetit shqiptar më nota humori natyrisht.

Prezantimi i programit televiziv

Ne jemi një popull i madh, por jetojmë në një vend të vogël. Në një vend ku, për të ndërtuar shtëpinë duhen dy ustallarë, një betonierë, pesë punëtorë dhe 25 kushërinj që të japin mend duke bërë si arkitekt. Ku femrat dalin në rrugë me rroba banje dhe… pastaj thonë “Pse paragjykon, më vlerëso karakterin”. Në një vend ku emigrantët kthehen për dy arsye; për t’u martuar dhe për të rregulluar dhëmbët. Ku në dasma hedhin 500 mijë lekë, dhe në fund i kërkojnë qese kamerierit për të marrë mishin e mbetur. Ky është një vend vërtet i… “M’fal për shprehjen”.

Video-ja e prezantimit:

https://www.instagram.com/p/BL-eg3zDVhN/

                                                                                                 /Bordo/Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.