Fansat që “përndjekin” Marina Vjollcën

View Gallery
5 Photos
Fansat që “përndjekin” Marina Vjollcën

Fansat që “përndjekin” Marina Vjollcën

Fansat që “përndjekin” Marina Vjollcën

Fansat që “përndjekin” Marina Vjollcën

Fansat që “përndjekin” Marina Vjollcën

Marina Vjollca, është një nga prezantueset më simpatike të ekranit shqiptar. Të shumtë janë edhe fansat e saj në rrjetet sociale. Aktualisht tema për të cilën është folur më gjerë për të është historia e dashurisë që po përjeton me reperin nga Kosova, Getoar Selimi, i njohur si Ghetto Geasy. Fotot e saj të fundit tregojnë se prezantuesja  gjendet në një nga xhamitë më të njohura në Turqi, “Blue Mosque”. Me një shall të lehtë për të mbuluar flokët, na ka përcjellë momente të shkurtra nga kjo eksperiencë, edhe pse me sa duket të fotografosh në këtë xhami është e ndaluar. Ajo që bie në sy gjatë postimeve të Marinës në Instagram, janë dy fansa të saj (gjithmonë nëse janë të tillë) që mbajnë emrin e saj dhe që komentojnë disa herë në po të njëjtën foto. I drejtohen Marinës me përkëdheli edhe në mënyrë konfidenciale. Në fakt nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri tani, por kush qëndron vallë pas tyre?

Në foton e mëposhtme, përdoruesi i Instagramit me emrin e prezantueses “marina_vjollcaa”, ka shkruar rreth shtatë herë frazën “Fanse e harruar jam unë”, përpos fjalive të tjera, si “E di që të gjitha i lexon po nuk më do”, “Kur do më bësh follow, më trego apo ndoshta kurrë” etj.

Ndërsa në këtë foto, një tjetër përdorues i Instagramit me emrin e prezantueses “marinaavjollcaa” (ose ndoshta i njëjti person), i ka shkruar vetëm në foton e mëposhtme të paktën tetë herë frazën “më ke harruar mua”.

Urojmë që këto reagime të fansave të jenë pozitive dhe të mos ketë asgjë shqetësuese…

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.