KreuCelebrity

Michelle Hunziker publikon një libër me përralla

Michelle Hunziker ka prezantuar librin e saj me përralla “Lole në lëndinën Emme”, një vëllim me ilustrime për fëmijë. Ideja ka lindur nga djathi me pore të mëdha emental, i cili ka marrë emrin e vendit ku prodhohet, që 39 vjeçarja ka mundur ta shohë nga afër pasi ajo ka lindur në Zvicrës.

E lumtur, më e buzëqeshur se zakonisht, Michelle Hunziker tregon me krenari për librin me përralla të porsashkruar. Për bionden simpatike kjo është një ëndërr e bërë realitet. “Të shkruaja një libër për fëmijë ka qenë për shumë gjatë një ëndërr. Ma dhanë këtë mundësi dhe tani jam e lumtur.” – tregon Hunziker.

Libri me përralla i prezantueses televizive i kushtohet fëmijëve nga 3 deri në 6 vjeç. “Si nënë më duhet shpesh t’u tregoj vajzave të mia atmosferën, ngjyrat dhe shijet e vendit tim të lindjes. Sa herë mundemi, me bashkëshortin tim Tomaso, i nxjerrim fëmijët në natyrë, sepse besojmë që është e rëndësishme për ta të bëjnë duart pis në tokë dhe të përplasin këmbët në pellgje. Në të kundërt ngjiten pas iPad-it, janë të vogla, por dinë ta përdorin.” – shpjegon showgirl-i.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF