Samsung jep Galaxy Note 8 falas, ja kush përfiton

s7Duket se Samsung ka ndërmend të dhurojë disa prej smartfonëve që do të prodhohen së shpejti. Firma koreanojugore në fakt ka bërë të ditur jozyrtarisht se do t’u dhurojë smartfonin e ri Galaxy Note 8 të gjithë personave që kanë pasur probleme me Galaxy Note 7. Gjatë javëve të fundit ka pasur shumë ankesa lidhur me smartfonin S7 pasi shpesh ka pasur defekte të rënda ose ka shpërthyer. “Nëse dërgoni Samsung Galaxy Note 7 në një kuti, ne do t’u dërgojmë modelin e ri S8 falas”, ka thënë një burim nga Samsung. Një lëvizje marketingu që synon të zbusë zhgënjimin e atyre që patën defekte me telefonin S7.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.