Brad Pitt mund të ketë ushtruar dhunë ndaj gjithë familjes

View Gallery
7 Photos

Akuza ndaj Brad Pitt për abuzim ndaj fëmijëve ka marrë përmasa të tjera, tani ai është i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj gjithë familjes, përfshirë edhe Angelina-n, raportojnë burime të afërta me aktoren për TMZ-në.

Burimet thonë se Departamenti i Los Anxheles për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Shërbimet Familjare u fokusua tek incidenti i ndodhur në avion në të cilin Brad thuhet se ka abuzuar me djalin e tij 15-vjeçar Maddox-in.

Sipas tyre, gjatë intervistave të vazhdueshme me anëtarët e familjes, DCFS ka zbuluar të reja të pakëndshme që kanë bërë që investigimi të vazhdojë edhe lidhur me incidente të tjera, duke përfshirë marrëdhënien dhe ndërveprimin mes çiftit. Të gjitha këto informacione mendohet të kenë dalë gjatë rrëfimeve të fëmijëve.

Burimet pranë aktores tregojnë se fëmijët kanë shfaqur frikë kur bëhej fjalë për Brad-in, dhe veçanërisht Maddox ka pasur probleme serioze me të.

Sipas asaj që thuhet, takimi që Brad ka pasur me Maddox ka përfunduar shpejt pasi djali ka refuzuar ta takojë. Asnjë nga burimet deri tani nuk jep informacione nëse gjatë intervistave ka dalë ndonjë e re që mund të detyrojë agjencinë të marrë masa në lidhje me kujdestarinë.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.