KreuStil Jetese

Chanel: Kamelia, lulja emblemë e shtëpisë!

Shtëpia Chanel sapo ka publikuar një tjetër episod të sagës “Inside Chanel”, që përshkruan historinë 100-vjeçare të markës. E titulluar “Le camélia” (Kamelia), kjo video rikthehet në legjendën e kësaj luleje, që është bërë emblematike për shtëpinë franceze të modës. Por përse kjo lule me origjinë aziatike, që lulëzon në dimër, ka joshur Coco Chanel?

Në moshën 13-vjeçare, Gabrielle e re është tërhequr në veçanti nga një përshtatje në film i librit “La Dame aux Camélias” të interpretuar nga Sarah Bernhardt. Në fillim të shekullit të XX-të, veshjet dandy, me përfqësues kryesor Marcel Proust, mbajnë këtë lule delikate si kopsë. Ndërsa krijuesja, në vitin 1923, do ta përshtasë këtë aksesor elegant në veshjen mashkullore dhe do ta vendosë në një fustan që do të krijojë.

Që atëherë, kamelia në versionin e saj të bardhë të panjollosur, është simboli i shtëpisë me dy C. E ripunuar, e vlerësuar, e transformuar me shkëlqim, me pendë, e mbuluar me diamante mbi një unazë, në një spilë apo varëse, kjo lule është firma e markës. Karl Lagerfeld rikrijon kamelian në njëmijë e një mënyra që kur ka marrë drejtimin e markës.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=khPjBYQMSWs 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF