KreuArt

“Ju rrëfej amanetin e tim eti, Teodor Laço”

Anila Dedaj

Shkrimtari dhe politikani Teodor Laço u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare para pak ditësh. Regjisori Bledar Laço është djali i tij i vogël. Ai rrëfen kujtimet që ruan me babanë e tij, duke e kujtuar si një baba të përkujdesur dhe burrë të përkryer, por mbi të gjitha si një model, i cili e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij. Bledar Laço ndalet veçmas te pushimet e verës në plazh, te streha e tij më e dashur në Dardhë, ku vitaliteti i të atit ishte i jashtëzakonshëm. Për të, Teodor Laço (1936-2016), do të mbetet një njeri mendjehapur dhe aktiv, një njeri i fjalës dhe i shoqërueshëm, që nuk prishi asnjëherë fjalë me asnjë, shkruan gazeta “Shekulli”. Ndërsa, rendit disa nga amanetet e tij, ai rrëfen dhe për një nga tregimet e të atit, i cili i ka kërkuar që ta konsiderojë, si skenar filmi. “Skenari, që më la ka qenë një dëshirë për të, deri në momentet e fundit të jetës së tij, mirëpo impenjimet artistike që kam dhe zhanri ku punoj nuk ma lejuan të isha konkret. Një vepër e tillë do të më detyronte të shkëputesha pak nga realiteti i përditshëm, i cili është shumë i vrullshëm. Mua më rrinte mendja atje, kur ai më thoshte:“Përpiqu që ta mbyllësh këtë ide, sepse unë kam dëshirë, që ky tregim të ekranizohet. Apo, nëse ti nuk do të arrish ta realizosh këtë duhet të më thuash, sepse ka shumë kolegë të t’u, të cilët do të donin që ta ekranizonin këtë vepër”. Ai shkoi me këtë ide, e cila Bledar Laços i ka mbetur, si një lloj amaneti. Ndërsa, emrin e skenarit nuk ka dashur ta rrëfejë, por  ta ruajë brenda shpirtit të tij, brenda asaj marrëdhënie, që ata të dy krijuan.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF