KreuArt

Ndahet nga jeta akademiku Alfred Uçi

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, një nga emrat më të rëndësishëm të letrave shqipe, filozofi, esteti dhe akademiku prof. Dr. Alfred Uçi.

Ka qenë pedagog i filozofisë dhe i estetikës në Universitetin e Tiranës, profesor dhe akademik. Lindi në Korçë. Në moshë të re mori pjesë në Luftën ANÇ, në radhët e Brigadës IX S . Kreu studimet e larta për filozofi në Universitetin “Lomonosov” të Moskës (1954). Për një periudhë të gjatë dha lëndët e filozofisë dhe estetikës në UT. Iu kushtua që në fillim studimit të trashëgimisë së mendimit filozofik shqiptar, duke botuar monografi për jetën dhe veprën e Jani Vretos dhe të Theodhor Kavaliotit. Në vitin 1979–1986 ka qenë drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, kryeredaktor i revistës “Kultura popullore” dhe i një vargu botimesh shkencore e dokumentare të atij instituti; në vitin 1987–1990 kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve dhe ministër i Kulturës. Pas kësaj iu kushtua tërësisht punës shkencore duke botuar një varg studimesh nga fusha e estetikës dhe duke marrë në vështrim jo vetëm autorë shqiptarë, po edhe autorë nga më të njohurit e letërsisë botërore. Ka marrë tri herë Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë.

Ndër botimet e tij mund të përmendim “Estetika, jeta, arti” (1970), “Probleme të estetikës” (1976 e 1980), “Labirintet e modernizmit” (1978), “Mitologjia, folklori, letërsia” (1982), “Çështje teorike të estetikës dhe të kulturës” (1986), “Estetika” – Vëllimi I, II, III (vitet 1987¬1988), “Shekspiri në botën shqiptare” (1996), “Dostojevski në kohën tonë” (1997), “Ferrparajsa Danteske” (1998), “Prometeu dhe Hamleti” (greqisht, në Athinë, 1998), “Grotesku kadarean” (1999), “Estetika e groteskut – Teoria dhe historia” (2001), “Estetika në folklor dhe në letërsinë shqipe” (2001), “Paradigma të ndërgjegjes shoqërore – estetikë filozofike e politike” (2001), “Estetika e groteskut”, në tre vëllime, “Filozofia e donkishotizmit” etj.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF