KreuStil Jetese

Publikohen momente nga dasma e Vesa Lumës dhe Big Bastës

Ka kaluar më shumë se një vit, kur prej 12 shtatorit të vitit 2015 dy emra të njohur të muzikës shqiptare kurorëzuan dashurinë e tyre. Bëhet fjalë për Vesa Lumën dhe Gerald Xharin (Big Basta), sot prindër të vogëlushit Lian.

Ditën e djeshme çifti ka qenë i ftuar në emisionin e pasdites në Klan te “Rudina” për të folur për eksperiencën e tyre si prindër të rinj dhe për të ndarë momente nga jeta e tyre, madje ata kanë publikuar edhe momente nga ceremonia martesore në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë.

Një nga elementët më të veçantë gjatë ceremonisë, ka qenë edhe prania e dronit, që “ka sjellë” unazat për çiftin. Vesa duket e mrekullueshme me një fustan të shkurtër, ndërsa tyli në pjesën sipërfaqësore i zbukuruar me perla shkon gjer në fund të këmbëve. Një vello transparente dhe e thurur në formë rrjete , flokët biondë të lëshuara në supe, që e bëjnë  atë të duket një nuse moderne plot hijeshi.

Gjatë emisionit te “Rudina” (minuta 15:00 deri në minutën e 16:44) :

https://www.youtube.com/watch?v=Grd1g6SaPEQ

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF